Në Shkup gjatë fundjavës 30 aksidente, tre të lënduar rëndë

Tre persona janë lënduar rëndë në tre nga gjithsej 30 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës. Në 16 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 28 persona, ndërsa në 11  është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se  gjatë fundjavës policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në kalimin për këmbësorë, dy për renditje në mënyrë të parregullt, një nuk kanë dhënë përparësi për parakalim, një për parakalim të parregullt, dy nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të automjeteve në zonën e udhëkryqit, ndërsa 26 shoferë kanë përdorë celular gjatë drejtimit të automjetit. Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Nga trafiku janë përjashtuar 38 shoferë  për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 41 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të patentën, katër shoferë fillestarë, si dhe dy person ka drejtuar automjetin teknikisht të parregullt, 34  me automjete të paregjistruara.  Janë hasur edhe 150 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 128 automjete.