Në Shkup gjatë fundjavës 22 aksidente, 38 persona të përjashtuar nga komunikacioni

Nëntë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej 22 aksidenteve rrugore gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 17-të aksidente është shkaktuar dëm material, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Polica rrugore këtë fundjavë ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëqind shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi dhe 28 persona  të cilët kanë drejtuar automjet të paregjistruar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 38 persona, 14 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 21 persona para se të fitojnë të drejtën për të drejtuar automjet dhe tre shoferë fillestarë. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të bardha për këmbësorë. Janë kapur 81 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 178 automjete.