Shkup, 21 maj – Në njësinë kundër zjarreve në Autokomandë, sot në mënyre solemne u shënua 20 maji Dita e zjarrfikëseve. Manifestimi filloi me prezantim solemn të zjarrfikëseve, ndërsa Komandanti i Brigadës kundër zjarreve Zvonko Tomeski i raportoi kreut të Shkupit, Petre Shilegov, njofton Koha.
Shilegov me këtë rast tha se Qyteti kontribuon në pajisje dhe modernizim të brigadës kundër zjarreve.
“Këtë vit nga Buxheti i Shkupit për Brigadën kundër zjarreve kemi ndarë 134 milion denarë. Me këto mjete parashihet furnizim i pajisjeve teknike automekanike shkallë minimum 75 metrash dhe furnizim të dy automjeteve autocisterne. Këtë vit në Brigadën për mbrojtje kundër zjarreve do të pranohen 50 zjarrfikës”, paralajmëron Shilegov.