Shkup, 12 korrik – Një bashkudhëtarë në një automjet të rëndë motorik ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre aksidente trafiku prej gjithsej tetë që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia e trafikut ka përjashtuar 50 shoferë të cilët cilët kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 13 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe katër shoferë fillestarë.
Janë dhënë edhe 70 gjoba për parkim jo të drejtë, tre për automjete të pa regjistruara dhe një për mbingarkim, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.
Policia ka sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, tre për tre për parakalim jo të drejtë, një për mosshfrytëzimin e helmetës mbrojtëse në motor, moped dhe motoçikletë, nëntë për mos mbajtjen rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 41 për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik. (koha.mk)