Gjithsej 16 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, prej të cilëve në pesë, lëndime kanë marrë pesë persona, me ç’rast një këmbësor dhe motoçiklist janë lënduar më rëndë, ndërsa në 11 janë shkaktuar dëme materiale.
Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve edhe atë tek 36 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe seç lejohet, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe tek 25 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar gjashtë drejtues të biçikletave me motor, moped dhe motoçikletë të cilët gjatë lëvizjes në rrugë nuk e kanë pasur të vendosur helmetën mbrojtëse në kokë. Janë sanksionuar edhe 34 automjete të parkuara jo në rregull. Me ndihmën e automjetit special “karrotec”, janë larguar 55 automjete.