Shkup, 14 tetor – Në aksionin policor dje në territorin e Qytetit të Shkupit 12 persona kanë drejtuar automjetin pa patent shoferë, ndërsa 58 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
Nga MPB informojnë se janë shqiptuar gjithsej 255 sanksione. Prej tyre, buletini shënon 13 automjetet teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër motoçiklistë. Janë shqiptuar 86 masa për parkim të parregullt dhe 68 automjete janë larguar me “karrotrec”, janë sanksionuar 25 këmbësorë dhe 26 gjoba për mosmbatje të maskës.
Policia paralajmëron kontrolle të përforcuara në trafik edhe në ditët në vijim dhe u bën apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e trafikut që ta rrisim sigurinë në trafik.