Shkup, 14 shtator – Në kontrollet e intensifikuara të aksionit në fushën e komunikacioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje, në territorin e qytetit të Shkupit, janë sanksionuar 141 shoferë.
Siç informojnë nga MPB-ja, për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 24 sanksione, 14 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa shtatë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar edhe 12 masa për përdorimin e telefonit celular, pesë për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 12 vepra penale të kryera nga motoçiklistët dhe 43 për parkim të parregullt.
Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtojnë nga MPB.