Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dhjetë të tjerë më lehtë në dhjetë nga 13 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara në rajonin e SPB Shkup. Në dy fatkeqësi është shkaktuar dëm material. Policia rrugore sanksionoi 63 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërkaq përjashtoi nga komunikacioni 31 vozitës prej të cilëve 12 nën ndikim të alkoolit, 17 para se të pajisen me të drejtën e vozitjes dhe dy vozitës fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 automjete të paregjistruara, dy automjete të parregullta, 114 automjete kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa 74 automjete janë marrë nga automjeti i psoaçëm. Një këmbësor kaloi rrugën jashtë vendit të shënuar për këmbësorë, ndërsa shtatë vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit. Dy vozitës nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve dhe po aq vozitës jan[ reshtuar në mënyrë të parregullt. Katër vozitës nuk kanë përdorur kapelën mbrojtëse me motoçikletë dhe moped.