Shkup, 23 shkurt – Gjithsej 11 fatkeqësi të komunikacionit kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Dy prej tyre janë me lëndime, ndërsa në tetë u konstatua dëm material.
Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 81 automjete. Dje nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, si dhe 18 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, respektivisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë, të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.