Tetë persona janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë në pesë nga gjithsejt 10 fatkeqësi komuniakcioni që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkupit. Në pesë fatkeqësitë e tjera është shkatuar dëm material.
Policia rrugore sanksionoi 13 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës e kanë drejtuar automjetin pas skasimit të patent shoferit apo pa të, si dhe shtatë vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë, përkatësisht kanë përdorur celularin. Janë hasur edhe 37 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 55 automjete.