Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 10 aksidente, prej të cilave në dy më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa shtatë kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Në një aksident lëndime të lehta trupore ka marrë një bashkudhëtar, ndërsa lëndime të lehta dy drejtues dhe tre bashkudhëtarë.
Siç kumtoi SPB Shkup, policia rrugore ka sanksionuar tre drejtues të cilët nuk i kanë respektuar pajisjet sinjalizuese me ndriçim, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq. Dhjetë shoferë gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, ndërsa shtatë shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruara. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar dy automjete.