Shkup, 30 nëntor – Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, dy kadete nga Republika e Kosovës, të komunitetit serb dhe boshnjak, Semra Bezhani dhe Aldina Skenderi dhanë betimin me rastin e fillimit të studimeve në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë. Të pranishëm ishin gjeneral Enver Cikaçi nga FSK dhe koloneli Aleksandar Glavinov, prodekan i Akademisë Ushtarake të Maqedonisë. Me një fjalë rasti nga Ambasada i përshëndeti diplomati Agim Krasniqi. Për çdo vit, që nga viti 2012, kadetë nga Kosova studiojnë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë. Vitin e kaluar kishin diplomuar katër kadetët e parë, kurse këtë vit diplomuan dy kadet Alen Ujkanovic dhe Nemanja Sekulic.