Në Shkup 509 shoferë të sanksionuar, prej tyre 75 për tejkalim të shpejtësisë

18

Shkup, 21 tetor – Janë shqiptuar gjithsej 509 gjoba gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në suaza të kontrolleve të përforcuara policore në pjesën e komunikacionit.

Nga MPB sot kumtuan se për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes  janë regjistruar 75 shkelje, janë shqiptuar 66 masa për  automjete të parregulluara teknike, 41 për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë.

Për parkim të parregullt janë sanksionuar 91 shoferë, 74 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec” dhe 44 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit, potencojnë nga MPB, vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë  rregullat e komunikacionit dhe dispozitat për ta rritur sigurinë në komunikacion.