Njëzet persona janë lënduar lehtë në 27 aksidente rrugore gjatë tre ditëve të shkuara në rajonin e Shkupit. Nga 13 aksidentet e evidentuara të premten, në shtatë prej tyre janë lënduar tetë persona më lehtë, ndërsa gjashtë fatkeqësi janë me pajoja të dëmit material.
Të shtunën ndodhën tetë aksidente rrugore, me ç’rast në pesë prej tyre janë lënduar pesë persona. Tre aksidente janë me pasoja të dëmit material. Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjashtë aksidente, dy me dëme materiale, ndërsa katër me pasoja të lëndimeve trupore, me ç’rast më lehtë janë lënduar shtatë persona.
Policia rrugore sanksionoi 125 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, ndërsa 18 janë përjashtuar nga komunikacioni për drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit. Gjithsej 23 shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 62 kanë drejtuar automjetet me patentë shoferi të skaduar apo pa të, ndërsa 109 automjete kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit të specializuar janë larguar 97 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.