Shkup, 16 tetor – Gjithsej 250 sanksione u shqiptuan dje në territorin e Qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në sferën e komunikacionit.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi janë për 16 persona, për tejkalimin e kufirit të shpejtësisë janë 77 shkelje, dhe 18 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
Për parkim të paligjshëm, janë shqiptuar 66 masa, 61 automjete u larguan me “karrotrecin” dhe 33 gjoba ishin për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.
“Kontrollet e intensifikuara të komunikacionit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, thuhet në kumtesën e MPB-së.