Shkup, 12 shkurt – Në territorin e Qytetit të Shkupit, dje në kuadër të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 218 masa, mes të cilave për vozitje më të shpejtë se shpejtësia e lejuar 57 sanksione, 44 masa për mosdhënien e përparësisë për këmbësorë dhe 10 sanksione për shkelje që i bëjnë këmbësorët.
Siç informuan sot nga MPB, janë shqiptuar 12 masa për vozitje pa patent shoferi, 10 sanksione për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të parregjistruara, gjashtë masa për shfrytëzimin e celularit, pesë sanksione për shofer fillestar, gjashtë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, si dhe 57 për parkim jo të drejtë.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, paralajmëruan nga MPB dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion.