Shkup, 19 janar – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 203 masa, nga të cilat 19 për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën sotme theksoi se nga numri i përgjithshëm, 19 masa janë për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 14 për përdorimin e celularit, tetë masa për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, 69 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, katër për kalimin e mbyllur semafor (dritë e kuqe) dhe 20 për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Kontrollet e përforcuara të trafikut, qëndron në kumtesë, vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion. f