Shkup, 5 gusht – Në Shkup për momentin janë aktiv 18 zjarre ku tre janë më kritike, në Kuçkovë drejt Sfillares së Epërme, mes Dobri Dollit dhe Rakotincit në Sopishtë si dhe në Bllacë të Epërme.
Siç kanë njoftuar në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i QMK-së Stojançe Angellov dhe bashkëpunëtorët e tij për një orë jo të plota janë paraqitur shtatë zjarre të reja. Arsyeja për situatën e këtillë alarmante janë temperaturat e larta dhe era e fuqishme e cila e vështirëson shuarjen.
Në terren për momentin janë rreth 300 ushtarë të Armatës, ndërsa maksimalisht janë angazhuar edhe të gjitha resurset materiale.
Sipas Goran Stojanovskit nga QMK-ja, për 20 deri në 30 minuta me një paraqitje sigurohet ndihmë me kërkesë të Njësisë kundër zjarreve ose komunës. Por intervenohet sipas prioriteteve ku më kryesore janë jetët e njerëzve dhe objektet, ndërsa arat dhe pyjet me sipërfaqe më të ulëta janë në rend të dytë.
“Prej tani përcaktojmë prioritete. Presim përforcim shtesë të erës dhe rrethana të vështirësuara në përballjen me zjarret, por nuk humbim shpresë, mbetemi në terren me të gjitha forcat e disponueshme. Mund të sigurojmë në mënyrë shtesë edhe 500 ushtarë. Resurset materiale janë maksimalisht të angazhuara”, ka thënë Stojanovski.
Të dhënat më të reja thonë se edhe më tej më me rrezik janë Rajoni i Dellçevës- Pehçevës, ai i Kumanovës dhe Prilepit ku ka 18 zjarre.
Angellovi ka apeluar deri te qytetarët të evakuohen nëse rastësisht gjenden në vendin e zjarreve.
“Gjendja ndryshohet nga minuta në minutë, ndërsa temperaturat e larta dhe era ndikon në përhapjen e shpejtë të zjarreve ekzistuese dhe paraqitjes së vatrave të reja”, ka thënë drejtori i QMK-së, Angellov.
Prej nesër çdo ditë në orën 10, QMK-ja do të informojë mbi gjendjen me zjarret, ndërsa sipas nevojës do të thirren edhe konferenca për shtyp me qëllim të informimit të saktë.