Në Shkup 179 vozitës të sanksionuar, 29 për vozitje të shpejtë

14

Shkup, 18 janar – Në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 179 masa, prej të cilave 29 për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Ministria e Punëve të Brendshme  në kumtesën e sotme citon se  nga numri i tërësishëm, vetëm 23 masa janë për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për automjete të paregjistruara dhe të parregulluara teknike, shtatë sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit, 14 për kalim në semafor të kuq  dhe 11 masa për përdorim të celularit.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.