Në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 17 aksidente në të cilat 11 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Në 11 aksidente ka pasur vetëm dëm material, ndërsa gjashtë janë me lëndime të rënda trupore.
Njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 21 shoferë janë përjashtuar nga trafiku edhe atë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit, 16 shoferë për shkak për shkak të mospasjes së patentit për drejtim të automjetit dhe katër shoferë fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 17 automjete edhe atë 1 – sepse nuk kanë qenë të regjistruara dhe shtatë të cilët kanë qenë teknikisht të parregullta.
Në mënyrë të parregullt janë parkuar 129 automjete, ndërsa 61 janë larguar nga “karrotreci”.