Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 160 masa. Për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes janë respektuar 21 shoferë, tetë sanksione për vozitje pa patentë shoferi, tre për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë, si dhe katër për shkelje që u kushtojnë këmbësorëve, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Janë shqiptuar katër masa për shfrytëzim të celularit, tetë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, një për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe të semaforit), dy për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve, tre sanksione për parakalim dhe anashkalim të paligjshëm…
MPB citoi se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.