Njëmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë nga gjithsej 16 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë gjashtë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç njofton SPB Shkup, janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 18 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadencës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi, si dhe 42 automjete të parkuara jo në rregull.
Janë sanksionuar edhe 38 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 74 automjete.
Nga SPB Shkup informojnë se sektori për parandalim sot do të mbajë masë të veçantë edukative, mësim qarkullimi, në të cilin do të marrin pjesë qytetarët pjesëmarrës në qarkullim të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve. Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të garës së hendbollit mes Vardar dhe Metalurg në qendrën sportive “Jane Sandanski” sot në ora 20:30 policia do të ndërmarrë masa përkatëse për sigurim të qarkullimit dhe riorientim të qarkullimit.