Një këmbësorë është lënduar rëndë në një prej gjithsej 15 aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në shtatë më lehtë janë lënduar nëntë persona, ndërsa në shtatë tjerat është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve katër shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, dy shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tetë gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë përdorur celular, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, si dhe shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 47 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 56 automjete.