Një bashkudhëtar është lënduar më rënë, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë dy shoferë të automjeteve motorike të udhëtarëve dhe po aq bashkudhëtarë në një njërin prej gjithsej 12 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në shtatë aksidente, lëndime të lehta trupore kanë marrë 14 persona, ndërsa katër kanë kaluar vetëm me dëm material.
Siç kumtoi SPB Shkup, policia e trafikut ka sanksionuar dy shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni. Tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, ndërsa nëntë shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit ose pa leje të qarkullimit. Tetë shoferë nuk i janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të theksuara me vendosjen e shenjave të komunikacionit. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta,.gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit për këmbësorë.
Janë hasur 28 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 54 automjete. Sektori për parandalim, së bashku me “Njësinë shkollore të trafikut” sot do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit, në rrugën “11 Tetori” në lëvizjen nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rrugën “Bulevardi Jugor në rajonin e komunës Qendër.