Shtatë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej 11 aksidente trafiku të regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë janë shkaktuar dëme materiale. Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, tre shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe 24 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 73 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Janë sanksionuar edhe 22 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar të këmbësorëve, gjegjësisht në dritë të kuqe të semaforit. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 73 automjete.
Me rastin e shënimit të “Javës së fëmijës”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me përmbajtje nga sfera e komunikacionit dhe siguria e fëmijëve në komunikacion me fëmijët nga një grup i mesëm dhe i madh në kopshtin e fëmijëve “11 Tetori”, objekti “Çair” i cili ndodhet në rajonin e Komunës së Çairit.
Me fillim në orën 20:45 në Sallën sportive “Boris Trajkovski” në kuadër të Ligës SEHA do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll midis KH Metalurg dhe PPD Zagreb nga Kroacia. Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv, nga policia e trafikut do të ndërmerren masa adekuate për sigurim në qarkullim dhe riorientim të komunikacionit.