Në Shkup 10 aksidente, pesë persona të lënduar më lehtë

Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup kanë ndodhur dhjetë aksidente trafiku. Në pesë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç njofton SPB Shkup, janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, ndërsa katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalim të shënuar për këmbësorë. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa ka pasur 39 automjete të parkuara jo në rregull.

Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 51 automjete. Sektori për parandalim sot së bashku me “Njësitin shkollor të trafikut” do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e trafikut në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” para QT “Autokomandë”.

Në shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit sot Sektori për parandalim do të vazhdojë me ligjëratat me temë “Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave psikotropikale ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor”. Ligjëratat janë të dedikuara për maturantët dhe për nxënësit nga viti i tretë.