Shkup, 2 shkurt – Në bazë të Konkursit të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2018/2019 në shkollën e mesme ekonomike dhe juridike të Qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov” në vitin e parë do të regjistrohen 544 nxënës të shpërndarë në 16 paralele. Prej tyre 272 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 272 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën shqipe, njofton KOHA.
Në drejtimin ekonomi -juridik dhe tregti – pranohen 544 nxënës, 16 paralele
– teknik i ekonomisë maqedonisht 136 nxënës 4 paralele – minimum 60 pikë
– teknik i ekonomisë shqip 136 nxënës 4 paralele – minimum 60 pikë
– sekretar afarist maqedonisht 136 nxënës 4 paralele – minimum 60 pikë
– sekretar afarist shqip 136 nxënës 4 paralele – minimum 60 pikë.
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve, sipas konkursit do të bëhet me një afat regjistrues dhe e dy paraqitje në muajin qershor. Paraqitja e parë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet me regjistrim dhe vende të lira do të shpallen me 20 qershor 2018.
Paraqitja e dytë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 28 qershor 2018, kurse rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira shpallen ditën e nesërme apo me 29 qershor 2018.
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin tjetër bëhet me 23 gusht, kurse rezultatet dhe regjistrimi shpallen me 24 gusht 2018. (koha.mk)