Shkodër, 3 korrik – Në Shkodër sot paradite seancë të përbashkët mbajtën qeveritë e Shqipërisë dhe të Malit të Zi.
Nikoqiri, kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e tij vlerësoi se dhe skeptikët më të mëdhenj sot mund të shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar në përforcimin e stabilitetit në rajon.
Ai e vlerësoi lartë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe i theksoi nevojat për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare ndërmjet dy vendeve, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e më shumë projekteve për shfrytëzimin e bukurive natyrore, të cilat i posedojnë të dy vendet.
“Sot, ne jemi të lidhur ndërmjet vete si asnjëherë më parë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ekziston potencial i pashfrytëzuar. Është koha që t’i shfrytëzojmë këto potenciale dhe të kemi favor nga shkëmbimi i ideve dhe bashkimin e fuqive ndërmjet neve. Duke filluar jo vetëm nga hapja e vendkalimeve të reja kufitare, që nuk është vetëm rezultat përgatitor i suksesshëm nga ky takim, por edhe bazë më e gjerë, duke vazhduar me shfrytëzimin e vlerave të mëdha ekonomike dhe turistike me të cilat posedon tërë rajoni të cilin e ndajmë. Duke e ndjekur shembullin e juaj për turizëm, i cili është shembull i shkëlqyer për ne dhe duke komunikuar me investitorët të cilët janë të pranishëm në bregdetin tuaj, e dëgjuam nevojën për zgjerim të investimeve dhe në anën tonë të lidhim më shumë kapacitete qeveritare, komunale dhe natyrore të të dyja vendeve”, tha Rama.
Kryeministri malazes, Dushko Markoviq, e theksoi nevojën për përparimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe e vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Mal të Zi duke shtuar se ata janë faktor i stabilitetit në ndërtimin e së ardhmes më të mirë të vendit, ngjashëm si edhe malazezët në Shqipëri.
“Shqiptarët në Mal të Zi janë qytetarë të cilët kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Ata janë pjesëmarrës dhe promotorë aktiv për realizimin e prioriteteve strategjike të shtetit. Ata janë faktor i stabilitetit në ndërtimin e së ardhmes më të mirë të vendit. Në mënyrë të njëjtë si edhe malazezët në Shqipëri, qytetarë që kontribuojnë për zhvillimin e tij dhe jetën politike dhe shoqërore, njëkohësisht duke e ruajtur identitetin dhe traditën e tyre”, deklaroi Markoviq.
Në Shkodër do të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale, ndërsa do të mbahet edhe biznes forum Shqipëri – Mali i Zi.
Për sigurinë kujdesen përfaqësues të Gardës Kombëtare, policia dhe njësiti special për intervenime të shpejta.