Këto janë pjesë e masave të ndërmarra për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.
Shkencëtarët dyshojnë, që në fillim të pandemisë së Kovid-19, se ekziston mundësi që virusit të jetë bartur ndaj njerëzve nga kafshët, ndërsa disa nga rastet e para të koronavirusit janë vërejtur tek personat të cilët kanë qenë në kontakt me tregun në qytetin kinez Vuhan, në të cilin është shitur mish nga kafshët e egra, si për shembull lakuriqë, gjarpërinj dhe të ngjashme.
Autoritetet në Shenzhen, një prej qendrave për zhvillim teknologjik të Kinës, paralajmëroi se ndalesa për konsumimin e qenve dhe maceve hyn në fuqi më 1 maj, duke theksuar, mes tjerash, se, ai gjithashtu është në pajtim me “kërkesat dhe frymën e civilizimit njerëzor”.(koha.mk)