Uashington, 22 shkurt – Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në SHBA ka arritur pothuajse gjysmë milioni, që është më shumë se në çdo vend tjetër në botë, tregojnë të dhënat e qendrës kërkimore të Universitetit Xhon Hopkins.
Siç ëshë paralajmëruar, presidenti Xho Bajden sot do të flasë në këtë temë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa për të vdekurit do të mbahet një minutë heshtje.
“Njerëzit do të flasin për këtë në dekadat e ardhshme si një moment i tmerrshëm në historinë e këtij vendi, kur aq shum njerëz kanë vdekur nga infeksioni i frymëmarrjes”, deklaroi dr Entoni Fauçi për Si-En-En.
Njujork Tajms dje në faqen e parë publikoi pothuajse 500.000 pika, të cilat i përfaqësojnë vdekjet nga koronavirusi, transmeton Zëri i Amerikës.
SHBA-ja, gjithashtu, është lider global sipas numrit të të infektuarve, me pothuajse 28 milionë raste pozitive që nga fillimi i pandemisë.