Uashington, 4 korrik – SHBA-ja është vendi i parë në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa raportet tregojnë për më shumë se 50.000 raste të reja të të infektuarve tre ditë me radhë.
Deri më tani, 2,890,588 njerëz janë infektuar në vend, dhe 132.101 kanë vdekur.
SHBA-ja dje ka regjistruar 51.842 raste të reja të infeksionit, sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins.