Uashington, 26 tetor – Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) ka regjistruar sot 63.195 raste të reja me koronavirus, si dhe 380 vdekje nga Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 8.617.022.
Sipas CDC, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Kovid-19 është rritur në 224.601.