Beograd, 5 maj – Të gjithë qytetarët në Serbi, të cilët janë vaksinuar, do të marrin 3.000 dinarë ndihmë plotësuese, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai theksoi se edhe krahas ndihmës paraprakisht të paraparë, të gjithë ata që janë vaksinuar në moshën mbi 16 vjeçare, ose të cilët janë vaksinuar me një ose dy vaksina, dhe të gjithë që do të vaksinohen me të paktën një dozë deri 31 maj, do të marrin 3.000 dinarë (rreth 25 euro) shtesë nga shteti.
Vuçiq deklaroi se për ndihmën plotësuese mbrëmë u konsultua me kryeministren, Ana Bërnabiq.
Sipas tij, vlerësimet janë se deri në fund të majit, rreth tre milionë njerëz do të vaksinohen në Serbi me të paktën një dozë, me qëllim që të arrihet imunitet kolektiv.