Partia Popullore Serbe ka kërkuar ndërtimin e një muri në kufirin me Maqedoninë për të ndaluar fluksin e pakontrolluar të emigrantëve të paligjshëm në Serbi. Kërkesa e kësaj partie erdhi pas sulmit të kryer nga disa emigrantë ndaj një gruaje dhe fëmijës së saj në Obrenovc të Serbisë. Ata njëherësh kërkuan që sa më shpejt të arrestohen dhe ndëshkohen autorët e këtij sulmi. SNP në një kumtesë për media kërkoi që “të gjithë emigrantët e paligjshëm që janë aktualisht në territorin e Serbisë, të dëbohen menjëherë në Maqedoni” dhe, siç thuhet më tej në kumtesë, të deportohet çdo person tjetër që ndodhet në territorin tonë pa pasaportë dhe dokumente valide të identifikimit, raportojnë mediat serbe.