Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic, e ka ftuar sot Qeverinë e këtij vendi që ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, persona ‘non grata’ në territorin e Serbisë për shkak të deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. “Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citon FoNet të ketë thënë Popovic, shkruan gazetametro.net.
Ndryshe, kryeministri shqiptar Edi Rama, dje bëri një deklaratë ku thoshte se, po që se BE’ja u mbyll dyert vendeve të Ballkanit, atëherë do të ketë mundësi që Shqipëria të bashkohet me Kosovën. Këto deklarata nuk u priten mirë së pari nga kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili i cilësoi si populiste, e më pas reaguan edhe BE’ja e NATO, e tash në fund ato po diskutohen edhe në Serbi.