Në Serbi janë mbledhur mbi 90.000 nënshkrime për dënime të përjetshëm për përdhunuesit dhe vrasësit e fëmijëve

Beograd, 30 shtator  – Në Serbi për në një javë janë mbledhur 93.000 nënshkrime për mbështetjen e nismës për ndryshimin e Kodit Penal, me të cilin do të vendosej dënim i përjetshëm për përdhunues dhe vrasës të fëmijëve.

Nisma është e fondacionit “Tijana Juriq” dhe ka mbështetje prej 40 qyteteve në Serbi.

Në nismë kërkohet burgu i përjetshëm të vendoset për veprat më të rënda penale, siç janë vrasja e fëmijëve, të miturve dhe grave shtatzëna. Gjithashtu kërkohet që Kuvendi të miratojë edhe propozim që të dënuarit për veprat e tilla që të mos kenë të drejtë të faljes.

Duhen të paktën 30.000 nënshkrime që propozim ndryshimet e ligjit të vendosen në rend dite të Parlamentit.