Policia serbe gjatë tri ditëve të fundit në disa aksione të ndara, ka arrestuar 21 persona, të dyshuar për kontrabandë me narkotikë dhe posedim joligjor dhe mbajtjen e armëve.
Janë konfiskuar rreth 24 kilogramë narkotikë të ndryshme dhe janë konfiskuar 17 pushka dhe 1.723 copë municion.
“Për tregti me drogë janë arrestuar 12 persona, ndërsa për posedim ilegal të armës, nëntë”, njoftoi policia serbe.