Beograd, 24 janar – Ministri i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe koordinim të punëve të ndërmarrjeve publike në Qeverin e Serbisë, Milan Kërkobabiq, ka thënë sot se shuarja e fshatrave serbe paraqet problem të madh, kurse në bashkëpunim me Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve muajin e ardhshëm do të formohet një ekip që do të merret me zhgjidhjen e këtij problem, i deklaroi Televizionit publik të Serbisë, Kërkobabiq, transmeton gazeta KOHA. Sipas tij janë 1200 vendbanime në Serbi që nuk kanë asnjë banorë, kurse në 550 vendbanime ka nga 100 banorë.