Sarajevë, 19 dhjetor – Një aeroplan me anëtarë të SHI-së nga BeH-ja aterroi sot në aeroportin e Sarajevës.
Ata u deportuan në BeH nga Siria, dhe sipas portalit “Dnevni avaz”, midis tyre janë edhe shtatë shtetas të BeH-së të cilët janë në “urdhërarrestime të kuqe” të Interpolit.
Grupi, thuhet se përfshinë edhe gjashtë gra dhe 12 fëmijë.
Sipas mediave lokale, midis të deportuarve janë edhe Jasmin Keseroviq dhe Emir Alishiq, të njohur si terroristë radikalë të cilët disa herë janë paraqitur në videot për propaganda të SHI-së. Ata do të dërgohen deri tek Prokuroria e BeH-së.
Rreth 200 qytetarë të cilët luftuan në frontet duhet të kthehen në BeH.(koha.mk)