Shkup, 30 tetor – Gjithsej 211 masa prej të cilave 26 për ngasje pa patent shoferë, 31 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, si dhe 31 sanksione për mosmbajtje të maskës, ka shqiptuar dje Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Komunës së Sarajit.
Siç bëri të ditur MOB, kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik”, bën apel MPB-ja.