Shkup, 20 janar – Në territorin e Sarajit janë shqiptuar gjithsej 65 masa, mes të cilave për vozitje pa patent shofer 15 sanksione, gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të aksionit në fushën e komunikacionit.
Siç informuan sot nga MPB, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, shtatë janë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, ndërsa nëntë sanksione për shfrytëzim të celularit.
Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, theksojnë nga MPB dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në trafik.