Interi dhe Barcelona kanë barazuar (1-1) në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Giuseppe Meazza në Milano.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Blaugranët bënë paraqitje më të mirë duke krijuar më shumë raste para portës kundërshtare. Luis Suarez i pati shanset më të mira në këtë pjesëlojë, mirëpo nuk arriti që të shënonte për skuadrën mysafire.
Edhe në gjysmën e dytë, katalunasit vazhduan të sulmonin, mirëpo Samir Handanovic nuk lejonte që të prekej porta e tij. Mirëpo, vetëm dy minuta pasi hyri në lojë, Malcom e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për epërsinë e mysafirëve. Epërsia e katalunasve nuk zgjati shumë, pasi Mauro Icardi u gjend më së miri në zonë për ta barazuar rezultatin (87′).
Rezultatet: