Delegacioni i Maqedonisë e filloi pjesëmarrjen sot në samitin në Najrobi në Konferencën ndërkombëtare për popullatë dhe zhvillim ICPD nën moton “Intensifikimi i premtimeve”.
Qasja universale te shëndeti seksual dhe riprodhues, financimi i Programit aksionar në Konferencën ndërkombëtare për popullatë dhe zhvillim (ICPD), divesiteti demografik me qëllim të zhvillimit ekonomik, eliminimi i dhunës së bazuar gjinore dhe praktikat e dëmshme, si dhe të drejtë të shëndetit seksual dhe riprodhues në kushte të krizave humanitare, janë pesë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në samit.
Fokus në konferencë do të vendoset në riafirmimin e përpjekjeve nga agjenda e ICPD-së dhe të përshpejtohet zbatimi i programit të tyre aksionar. Në forum ,do të shënohet 25 vjetori i Konferencës ndërkombëtare për popullatën dhe zhvillimin e mbajtur nga viti 1994 në Kajro.
Maqedonia e Veriut ishte njëra nga shtetet, nënkryesues të Konferencës në Kajro para 25 viteve, së bashku me Rumaninë dhe Hungarinë nga rajoni i Evropës Lindore.
Në Samitin në Najrobi, delegacioni ynë i mbështetur nga Fondi për popullatë të KB-së, UNFPA-së, merr pjesë me 12 anëtarë nga ministri të ndryshme, institucione, asociacione dhe shoqata qytetare, midis të cilëve edhe bashkëshortja e presidentit, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të asociacioneve profesionale, të shoqatave qytetare, të rinisë si dhe të mediumeve.
Nga delegacioni parlamentar theksojnë se në periudhën e fundit në shtetin tonë janë bërë ndryshime në rregulloren ligjore, alokimin e buxhetit, ngritjen e vetëdijes publike përmes debateve. Në buxhet janë parashikuar programe për mbrojtje të nënave dhe fëmijëve. Është arritur zvogëlim i vdekshmërisë te të sapolindurit dhe te nënat nga 14,9 për qind në vitin 2013 te të sapolindurit në më pak se gjashtë për qind.
Përfaqësuesit e Parlamentit citojnë se me mjetet buxhetore të siguruara për shërim të HIV-sidës, si dhe që pas ratifikimit të Konventës së Stambollit është miratuar strategji për implmenentimin e saj. Këtë vit sipas përpjekjeve globale, në shtet janë sjellur dy ligje të rëndësishme – Ligji për abort dhe Ligji për parandalim të diskriminimit. Në këtë përbërje të Parlamentit punojnë edhe PPG për personat me nevoja të veçanta dhe për herë të parë është formuar grup parlamentar interpartiak për LGBT, e cila punon për përparimin e të drejtave të atyre personave, qasja e tyre deri te shëndetësia për mbrojtje dhe sigurim të të drejtave bazë të njeriut.
Në samitin i cili nuk do të jetë ngjarje klasike e KB-së, përfaqësuesit e Maqedonisë do të marrin pjesë në mënyrë aktive në seanca plenare në nivel të lartë, në punëtori, tryeza të rrumbullakëta.
“Ideja është të mblidhen përfaqësuesit me perspektiva të ndryshme të gjejë bazë të përbashkët që do të rezultojë me zgjidhje që do t’i reflektojnë vlerat e përbashkëta…Këshilli me përkushtim i përforcon përpjekjet për arritje të Qëllimeve zhvillimore të përmbajtura deri në vitin 2030 (Agjenda 2030 e kombeve) dhe vazhdimisht i referohet ICPD-së, sepse ajo është thelbi i arritjes së atyre qëllimeve”, deklaroi për MIA-n shefja e zyrës së UNFPA-së në Maqedoni, Afrodita Shala.
Samiti pritet të jetë platformë ku qeveritë dhe organizatat tjera do t’i publikojnë përpjekjet e tyre vullnetare, kombëtare, rajonale dhe globale, duke i përfshirë edhe financat, për përshpejtim të procesit të zhvillimit. Këtu do të përfshihen edhe modelet inovative financiare nga qeveritë, institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe sektori privat, të domosdoshme për realizimin e qëllimeve për zhvillim të përmbajtur deri në vitin 2030, ndërsa me atë edhe Programi aksionar i ICPD-së.