Forcat ruse të sigurisë arrestuan shtatë persona, të dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në Moskë për Vitin e Ri. Terroristët morën një urdhër të tillë nga Shteti Islamik në Siri. Shërbimi Federal i Sigurisë (SHFS) i Rusisë publikoi sot se agjentët e tij i kanë arrestuar të dyshimtët në republikën autonome të Dagestanit, në Kaukazin Verior. Shpreson se të dyshimtët kanë përgatitur sulme në vende me shumë njerëz me armë automatike dhe eksploziv.