Autoritetet ruse i arrestuan dy persona për shkak të dyshimit se kanë rekrutuar terroristë nga Azia Qendrore, ndërsa në lidhje me sulmin terrorist i cili ndodhi para ca kohësh në metronë në Shën Petërburg.
Një i dyshuar është akuzuar se ka rekrutuar për SHI-në, ndërsa tjetri për organizatat terroriste në Siri. Në Moskë dhe Shën Petërburg deri më tani janë arrestuar tetë persona të gjithë nga Azia Qendrore për shkak të involvimit në sulmin në metronë.