Në Rumani janë matur minus 8 gradë Celsius

10

Bukuresht, 27 shtator – Vjeshta e ftohtë solli temperatura prej minus tetë gradë Celsius të matura në rajonin Hargita të Rumanisë Qendrore.
Edhe në pjesë të tjera të Rumanisë janë matur temperatura minus, ndërsa në Hargita është vërejtur edhe brymë. Temperatura më e ulët që është matur në këtë pjesë të vitit në Rumaninë Qendrore ka qenë minus 10 gradë dhe është matur në vitin 1997.
Meteorologët presin rritje të temperaturave në ditët vijuese, pasi do të kalojë vala e ajrit arktik.