Shtip, 31 janar – Në rrugën rajonale Shtip – Koçan, tek ura në Tërkanjska Reka, mbrëmë ka humbur jetën 34 vjeçari D.A. nga fshati Beli i Koçanit, konfirmuan nga SPB Shtip.
Zëdhënësja e policisë së Shtipit, Gordana Panajotova, informoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 22 kur 34 vjeçari D.A. ka lëvizur me automjetin e tij nga Shtipi drejt Koçanit, me ç’rast nga shkaqe të panjohur deri më tani ka dalë nga rruga.
Në vendin e aksidentit një mjek dhe ekipi mjekësor i Urgjencës nga Spitali i përgjithshëm në Koçan kanë konstatuar vdekjen e D.A.
Panajotova thotë se në afat prej një muaji kjo është viktima e dytë në rrugën rajonale Shtip – Koçan.