Në rritje numri i rasteve me kancer të lëkurës

18

Në rritje është numri i rasteve me melanom (karcinom i cili rrjedh nga qelizat në lëkurë të quajtura melanociti) dhe nevojitet që popullata të bëjë kontrolle me kohë dhe ta mbrojë lëkurën nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë.

Këtë sot e theksoi koordinuesja e Euromelanoma Maqedoni – Fushata evropiane për luftë kundër melanomës, Zorica Zafiroviq nga klinika universitare për sëmundje të lëkurës dhe venerike, para fillimit të simpoziumit për melanomë malinje të titulluar “Sfida të reja në shërimin dhe trajtimin e melanomës malinje”, në organizim të Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, Klinika universitare për onkologji dhe Oda e mjekëve të Maqedonisë.

Ajo theksoi se melanoma është arsyeja kryesore për vdekje nga të gjithë karcinomët e lëkurës dhe poenta e fushatës, e cila organizohet më 29, 30 dhe 31 maj, është ngritja e vetëdijes për mbrojtje me kohpë e lëkurës dhe paraqitje me kohë në ordinanca.

Kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva tha se një nga problemet kryesore për të sëmurët nga melanoma malinje janë terapitë e reja të cilat janë të kapshme prej vitit të kaluar, por jo të gjitha. Theksoi se kanë mapsur probleme rreth furnizimeve të reja, përkatësisht, siç tha, për pak pacientët do të mbeteshin pa këto barëra.

Kryetarja e Aleancës nacionale për sëmundje të rralla në Maqedoni, vesna Aleksoska tha se terapia nuk guxon të vonojë dhe nuk guxon të ketë mungesë të barërave. Ndoshta, potencoi, është më së miri edhe të bëhet ndonjë fond i posaçëm për barëra të cilat do të jenë inovative për kancer përmes të cilit do të furnizohen të gjitha barërat për pacientët me kancer.

Drejtori i Klinikës  universitare për radioterapi dhe onkologji, Millan Risteski tha se sipas “Terminit tim” në vitin 2016 ka pasur 198 raste të reja prej të cilave 46 ishin me të ashtuquajtur metastaza transite, ndërsa 32 ishin në stadium më të avancuar.

Shtoi se sipas trendeve botërore, drejt të cilave synojmë, një pacient i trajtuar mirë me melanomë në metastazë ka mbijetesë më afatgjate së paku për tre vite.

Comments are closed.