Në rrethin e dytë do të zgjidhet mes 70 kandidatëve për kryetarë të komunave

Shkup, 27 tetor – Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën, ndërsa për funksionet kryetar të komunave do të zgjidhet mes 70 kandidatëve. Nga komunat e Shkupit, rreth të dytë do të ketë në Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë.

Në Çair dhe në Saraj, qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të BDI-së dhe Sarajit. Në Çair kandidatë për funksionin kryetar të komunës janë Visar Ganiu nga BDI-ja dhe Zekirija Ibrahimi nga BESA, ndërsa në Saraj, Blerim Bexheti nga BDI-ja dhe Bashkim Bakiu nga BESA.

Në Shuto Orizarë, në rrethin e dytë janë kandidati i LSDM-së Kurto Dudush dhe kandidati i Aleancës së Romëve, Elvis Bajram.

Në Kisella Vodë, qytetarët do të zgjedhin mes Filip Temellkovskit nga LSDM-ja dhe Johan Tarçullovskit nga VMRO-DPMNE-ja, në Gazi Babë mes Boris Georgievskit nga LSDM-ja dhe Toni Trajkovskit nga VMRO-DPMNE-ja dhe në Butel mes Velimir Smilevskit nga LSDM-ja dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski.

Nga komunat më të mëdha në shtet, rreth të dytë do të ketë në Tetovë, ku do të zgjidhet mes kryetares aktuale Teuta Arifi nga BDI-ja dhe Bilal Kasami nga BESA, në Gostivar mes Nevzat Bejtës nga BDI-ja dhe Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, në Strugë mes Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ramiz Merkos nga BDI-ja, në Shtip, ku do të zgjidhet mes kryetarit aktual të komunës Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bllagoj Boçvarski nga LSDM-ja dhe në Kavadar mes Betiane Kitev nga LSDM-ja dhe Mitko Jançev nga VMRO-DPMNE-ja.

Në komunën e  Bogovinës në garën për kryetar të komunës janë Berzah Bejtullahu i BDI-së dhe Albion Xhemaili nga Aleanca për Shqiptarët, në Vrapçisht gara është mes Gajur Rushitit të BDI-së dhe Isen Shabanit nga Aleanca për Shqiptarët, në Mogillë Stevo Pivkovski nga Grupi i votuesve dhe Jasmina Gulevska nga LSDM-ja, ndërsa në Zërnovc, kandidati i VMRO-DPMNE-së Bllazo Stankov dhe kandidati LSDM-së, Vanço Mitev. Kryetar komune në raundin e dytë do të zgjidhet edhe në Novaci mes Llazar Koteskit nga VMRO-DPMNE dhe Lube Kuzmanovskit nga LSDM, në Probishtip mes Toni Tonevskit nga VMRO-DPMNE dhe Dragan Atanasovit nga LSDM, në Butel mes Stojan Todorovskit nga VMRO-DPMNE dhe Mirko Stojanovskit nga LSDM-ja,  në Çeshinovë-Obleshevë mes Goranço Zashovit të VMRO-DPMNE-së dhe Goranço Kërstevit nga LSDM-ja,

Kryetar do të zgjidhet edhe në Komunën e Dibrës, mes Rushdi Latës së BDI-së dhe Arben Agollit të Aleancës për Shqiptarët, në Dollneni mes Xhemil Qamilit të BDI-së dhe Bilall Karishiq nga LSDM-ja, në Zhelinë mes Fatmir Izairit të BDI-së dhe  Bleim Sedi nga BESA, në Likovë mes Erkan Arifit të BDI-së dhe Shaban Zendelit të BESË-s, në Tearcë mes Isen Asanit të BDI-së dhe Amir Elezit të BESË-s dhe në Studeniçan mes Azem Sadikit të PDSH-së dhe Rexhep Memedit të BESË-s. 

Rrethi i dytë do të mbahet edhe në Vinicë mes kandidatit të LSDM-së, Ivica Dimitrov dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së  Martin Pavllov, në Gradsko mes Robert Beshovskit të LSDM-së dhe Zhaneta Çaushevskës nga VMRO-DPMNE-ja, në Demir Kapi mes Llazar Petrovit nga LSDM-ja dhe Trajçe Dimitrievit nga VMRO-DPMNE-ja, në Jegunovcë mes Darko Bllazhevskit nga LSDM-ja dhe Toni Kocevskit nga VMRO-DPMNE-ja, në Karbinci mes Jordan Nasevit nga LSDM-ja dhe Zoran Minovit nga VMRO-DPMNE.

Kryetarë të komunave do të zgjidhen edhe në Makedonska Kamenicë mes Sonja Stamenkovës nga LSDM-ja dhe Darko Mitrevskit të VMRO-DPMNE-së, në Makedonski Brod mes Zhivko Siljanovskit nga LSDM dhe Millosh Vojneskit nga VMRO-DPMNE, në Rosoman mes Branko Janevit nga LSDM-ja dhe Stojançe Llazov nga VMRO-DPMNE, në Nagoriçan të Vjetër midis Zhaklina Jovanovskës nga LSDM-ja dhe Elena Jakimoviq nga VMRO-DPMNE-ja dhe në Çashkë mes Goran Stojanovskit nga LSDM-ja dhe Goranço Panovskit nga LPM.