Në repartet infektive në vend trajtohen 836 pacientë, ka shtretër të lirë

13

Shkup, 26 nëntor – Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend raportohet se trajtohen gjithsej 836 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit. Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir trajtohen 65 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin në Shtip trajtohen 57 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles 64 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 119 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 110 pacientë, në Prilep 115, në Gostivar 59, ndërsa në Strugë 29 të sëmurë.

Në Spitalin në Strumicë trajtohen 81 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 20, në Kavadar 39, ndërsa në Gjevgjeli 13 persona pozitivë ndaj koronavirusit. Dukw pasur parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të pacientëve nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit të cikët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1314 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në qendrat kovid. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime nga spitali të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë. (koha.mk)